Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, beson se ish-klubi i tij duhet të japin prioritet nënshkrimit me sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, në verën e ardhshme.
42-vjeçari anglez ka hedhur dyshim për Zlatan Ibrahimovic për të qenë sulmuesi kryesor në klub për shkak të moshës së tij.
Megjithatë, Scholes ka një këshillë për ish-skuadrën e tij, duke i thënë se sulmuesi francez do të ishte nënshkrimi ideal për ‘Djajtë e Kuq’.
“Mendoj se Griezmann do të ishte ideal për atë pozitë. Ai duket një top qendër-sulmues në Atletico dhe mendoj se ne duhet të jemi në treg për dikë si ky”, ka thënë Scholes për BT Sport, përcjell Telegrafi.
“Kur ju jeni duke folur në lidhje me një 36-vjeçar, të veçantë siç ka qenë (Zlatan) gjatë gjithë karrierës së tij, të veçantë siç është tani, unë nuk mendoj se ai duhet të jetë sulmuesi kryesor”, përfundoi ish-mesfushori anglez. /Telegrafi/