Site icon Telegrafi

Scholes: Sancho do ishte nënshkrim i mirë për Unitedin, por ata duhet ta synojnë një lojtar tjetër

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes beson se edhe pse Jadon Sancho do të jetë një nënshkrim i mirë për Djajtë e Kuq, ata duhet të japin përparësi dikujt tjetër para yllit të Borussia Dortmundit.

Ish-ylli i Unitedi, Scholes beson se Unitedi nuk po u jep përparësi objektivave të duhur në afatin kalimtar aktual të transferimeve.

Djajtë e Kuq janë afër përfundimit të transferimit të Sanchos nga Dortmundit dhe Scholes beson se ai nuk duhet të jetë objektivi kryesor, dhe përkundrazi, ai duhet të jetë Harry Kane i Tottenhamit.

Lexo po ashtu Scholes këshillon Unitedin: Nevojiten edhe dy transferime cilësore për të qenë sfidues të titullit

“Nuk mendoj se është një objektiv kryesor nënshkrimi i një anësori të djathtë. Mos më ngatërroni, ai është një futbollist me cilësi të lartë. Do përmirësonte edhe Liverpoolin, Man Cityt dhe Barcelonën”, ka thënë fillimisht Scholes për BT Sport.

“Ai është një golashënues dhe do të bëjë shumë gola. Por, ne kemi tre sulmues anësor që luajnë në qendër që janë shumë të ngjashëm me Sanchon. Ata mund të mos jenë aq të mirë sa ai, por ata mund të jenë aty”.

“Nëse do të ishte Harry Kane për të cilin po flisnim, unë mendoj se do të ishim më të etur”.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi i bindur në transferimin e Sanchos

“Ne kemi nevojë për një qendërsulmues, por Ole nuk duket sikur ai dëshiron më atë lloj lojtari”, përfundoi anglezi.

Kane ka qenë i lidhur me largimin nga Anglia drejt klubeve si Real Madridi dhe Juventus, ndërsa Unitedi duket se do të mbahet i qëndrueshëm me sulmuesit aktual Anthony Martial, Mason Greenwood dhe Odion Ighalo. /Telegrafi/

Exit mobile version