Telegrafi

Scholes: Nuk besoj se Bale mund t’i bashkohet Mourinhos te Unitedi

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes nuk beson se në transferimin e Gareth Bale në Old Trafford.

Ish-mesfushori anglez mendon se Bale mund të largohet nga Real Madrid vetëm nëse kampionët e trefishtë evropianë duan ta largojnë atë.

Bale u përfol shumë rreth një transferimi te Djajtë e Kuq, por legjenda Scholes nuk beson se ky transferim është realist.

Sipas Scholes, Bale nuk mund t’i bashkohet skuadrës nga Old Trafford për të ardhur të luaj nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Gareth Bale (Getty Images)

“A mund ta shoh këtë të ndodhë? Jo, me të vërtetë jo”, ka thënë fillimisht Scholes.

“Arsyeja e vetme që ai do të donte të largohej nga Real Madridi do të ishte nëse ata do të donin që ai të largohej”.

“A mund të vijë ai tek Man United atëherë? Unë shpresoj kështu. Çdo tifoz i Unitedit do ta dëshironte atë: ka aftësi të madha, talent i madh, shënon gola të mëdha”.

“Nëse është e mundur, atëherë ‘po’ e madhe, shpresoj që të ndodhë, por unë nuk shoh që kjo të ndodhë”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/