Telegrafi

Scholes: Martial mund të bëhet si Henry te Arsenali

Paul Scholes ka bërë një krahasim paksa të guximshëm, duke thënë se Anthony Martial mund ta luajë rolin e Thierry Henrys.

Ylli i United, tani 23 vjeç, është bërë sulmuesi qendror i Ole Gunnar Solskjaer pas largimit të Romelu Lukaku në Inter.

Por legjenda e Djajve të Kuq, Scholes, ka shpresa të mëdha që francezi do të bëhet një hit i madh, sikurse që ishte bërë Henry.

“Unë mendoj se nuk është një gjë e keqe që Martial vazhdon të dalë në anën e majtë”.

“Mos e harroni Thierry Henryn, ai i niste ndeshjet në qendër të sulmit dhe gjithmonë përfundonte në anën e majtë disi”.

“Kështu që unë mendoj se nuk është diçka e keqe, nëse ai [Martial] mund të jetë diçka si Henry, ne do ta pranonim tani!”, ka thënë Scholes. /Telegrafi/