Telegrafi

Scholes: Dikur ne talleshim me Cityn dhe Liverpoolin, tani ata po na shikojnë me përbuzje

Paul Scholes mendon se Manchester United është bërë një stok për t’u qeshur.

Legjenda e Djajve të Kuq beson se ata gjenden shumë pas rivalëve të tyre të lokal Manchester Cityt.

“United tani ndihet si Liverpooli i viteve të shkuara. Ne po bëjmë të njëjtat gabime si ata vite më parë”.

“United ishin kampion të Anglisë dhe ne i shikonim me përbuzje Liverpoolin dhe Cityn duke ndryshuar menaxherët dhe lojtarët çdo vit, duke mos arritur asgjë të mirë.

“E ndjej se tani njerëzit e Livepoolit dhe Manqesterit po na shikojnë neve dhe po qeshim me ekipin tonë”, tha ish-futbollisti anglez.

Lexo po ashtu Kush është Mohammad bin Salman, blerësi i mundshëm i Manchester United: Shok me Donald Trumpin, zotëron shtëpinë më të shtrenjtë në botë, jahte dhe miliarda euro

Theksojmë se Manchester United aktualisht gjendet në pozitën e 8 të Ligës Premier me 13 pikë, përkatësisht ka shtatë më pak se liderët, Citizens, Liverpool dhe Chelsea.

Ndryshe, United aktualish udhëhiqet prej trajnerit portugez Jose Mourinho gjersa sukseset më të mëdha i ka arritur me Sir Alex Fergusonin. /Telegrafi/