Këshilltarja lokale e BE-së, austriakja Kati Schneeberger, ka reaguar pas kapjes së një sasie të re të armatimit, municionit dhe pajisjeve tjera ushtarake sot në shtatë lokacione në veri të Kosovës.
Ajo në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) ka thënë se shpreson që të gjithë ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë – presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Shpresoj që tani secili e kupton se sa eskalues i rrezikshëm është Vuçiqi dhe Serbia”, ka shkruar ajo.
Schneeberger në këtë linjë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare t’i vendosen masa Serbisë.
“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe duhet të merren masa ndaj Vuçiq, që janë aq të dhimbshme për të, në mënyrë që ai t’i ndalë eskalimet dhe të punojë serizosht për zgjidhjen e konfliktit”.
More weapons were seized in the north today, giving an idea of the potential scale of the terrorist attack in Banjska. The danger is not over yet. I hope that everyone has now realised how dangerous the real escalator = Vucic/Serbia is.
We do not need another place of terror… pic.twitter.com/I6qQSGKXtt
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) October 14, 2023
Më tej ajo ka thënë se “pas luftës në Ukrainë, Nagorno Karabakh dhe Izrael, botës nuk i nevojitet një terror tjetër, duke shtuar që ndaj Vuçiqit nuk duhet sjellë butë”.
Politikania nga Austria, një javë më parë ka vizituar Kosovën ku është takuar më kryeministrin Albin Kurti, me të cilën ka diskutuar me të për gjendjen aktuale në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë. /Telegrafi/