Site icon Telegrafi

Schneeberger e Kurti diskutojnë për gjendjen në Kosovë pas sulmit terrorist

Kati Schneeberger, politikania nga Austria, është takuar më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me të cilën ka diskutuar me të për gjendjen aktuale në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjska.

“Ishte një nder i madh për mua të bisedoja me kryeministrin Albin Kurti për gjendjen aktuale në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjska”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

Schneeberger ka njoftuar se me Kurtin kanë  folur jo vetëm për bisedat që i ka pasur me qytetarët në veri të Kosovës, por edhe për shoqatën e sapothemeluar ‘KosovogoesEU’ dhe projektet e planifikuara për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, me fokus në përfshirjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Kati Schneeberger ditë më parë në një intervistë ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ndodhet në një qorrsokak. Ajo ka kërkuar që BE të emërojë ndërmjetës të tjerë në dialog.

Schneeberger ka vlerësuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është i rrezikshëm për Kosovën. Madje, ajo ka thënë se tanimë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion dhe se vet serbët e veriut nuk janë të interesuar për krijimin e tij.

Exit mobile version