Telegrafi

Schmeichel: Kosova e meritoi barazimin në këtë ndeshje të vështirë

Numri një i Danimarkës, Kasper Schmeichel, ka thënë se ndeshje e mbyll 2-2 ishte e vështirë.

Sipas tij Kosova e meritoi barazimin dhe luajti mirë.

“Ishte një lojë e vështirë për ne, por ishte një kohë e gjatë që nuk kishim luajtur së bashku”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

“Kosova luajti shumë mirë, barazimi është rezultat real i ndeshjes”.

Ai ka folur edhe për ndeshjen me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Ishim të fokusuar në ndeshjen ndaj Kosovës, nesër do ta analizojmë këtë lojë dhe të shohim gabimet”.

“Do të provojmë që të bëjmë më të mirën kundër Zvicrës”, deklaroi Schmeichel. /Telegrafi/