Telegrafi

Schmeichel fajëson gjyqtarët pas humbjes nga Liverpooli: Gjyqtari deshi ta bënte veten hero, penalltia na humbi qetësinë

Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel ka ‘përplasur’ gjyqtarët – brenda dhe jashtë fushës – pas humbjes së tyre 4-0 te Liverpooli.

Ishte dhënia e penalltisë në pjesën e dytë, pas një prekje të topit me dorë nga të Caglar Soyuncu, që ngriti zemërimin e portierit të Dhelprave .

Dhe zhgënjimi i tij e pa atë të shfrynte si gjyqtarin në terren Michael Oliver dhe ish-gjyqtarin Dermot Gallacher, i cili tani punon kryesisht si një ekspert.

Lexo po ashtu Askush nuk mund ta ndalë këtë Liverpool në Ligën Premier, fiton me spektakël ndaj Leicester dhe marshon drejt titullit

“Mendoj se ishte pak e vështirë. Ne ishim në lojë derisa gjyqtari duhej ta bënte veten hero, dhe që nga atëherë e humbëm qetësinë”, ka thënë fillimisht Schmichel për Amazon Prime.

Schmeichel ishte i frustruar me vendimet e Oliver (Foto: Alex Pantling/Getty Images/Guliver)

“Ata janë skuadra më e mirë në botë së bashku me Manchester Cityn. Ne ​​përpiqemi të jemi si City dhe Liverpool, por ata janë shumë para nesh në udhëtimin e tyre”.

“Cili është emri i tij, Dermot, ai do të jetë në Sky duke thënë ‘oh, është një vendim i shkëlqyeshëm, gjyqtari ishte i guximshëm” ose diçka e tillë”.

Lexo po ashtu Klopp: Gara për titull nuk ka mbaruar, ta shijojmë fitoren e mahnitshme ndaj Leicesterit

“Unë nuk e di se çfarë është dashur të bëjë. Krahu i tij ishte poshtë tij, ai ka më pak se një mili-sekondë për të reaguar”.

“Ai është i etur ta japë atë, dhe pasi ta japë, VAR nuk do ta anulojë kurrë?”, përufndoi portieri i Dhelprave. /Telegrafi/