Sulmuesi i Romës, Patrik Schick, thuhet se e ka refuzuar një huazim te Newcastle United, për ta vazhduar karrierën te Borussia Dortmund, lëvizje që e do me çdo kusht.
Schick nuk është në skuadrën e Romës që do të përballet me Athletic Bilbaon sonte, ndërsa Gianluca Di Marzio, shkruan se ai e ka refuzuar një ofertë të Neëcastle.
Sulmuesi çek, e ka refuzuar këtë ofertë, pasi ai dëshiron që ta bashkohet me Dortmundin.
Klubi gjerman ka kohë që është i lidhur me sulmuesin, që nuk e ka gjetur vetën mirë te Roma.
Schick i ka shënaur tetë gola me Giallorossët. /Telegrafi/