Patrik Schick insiston se “nuk ka dallime mes Romës dhe Juventusit” pasi kompletoi transferimin te Giallorossët.
Sulmuesi u pajtua më herë gjatë verës t’i bashkohet Zonjës së Vjetër, por në fund dështoi të kalojë testet mjekësore për shkak të një problemi në zemër.
Por, kjo nuk e ndaloi të transferohet në kryeqytetin italian për 42 milionë euro.
“Çfarë ka ndodhur te Juventusti i përket të kaluarës”, ka thënë Schick në konferencën për media në prezantimin e tij.
“Jam i lumtur që jam te Roma. Nuk ka dallim mes Romës dhe Juventusit, të dyja kanë ambicie të mëdha dhe mua gjithmonë më ka pëlqyer Roma”.
“Mezi po pres të luaj, do jetë kontakti i parë me tifozët e Romës që nga aeroporti”.
“Do doni të fitonit Scudetton? Natyrisht. E di që Roma përfundoi e dyta sezonin e kaluar dhe tani kanë ardhur lojtarë të rinj. Shpresojmë të kemi sezon të mirë”.
“Francesco Totti ishte krucial në vendimin tim, kemi shkëmbyer mesazhe, por është diçka private dhe do mbetet mes nesh. Është sekret”
“Te përfaqësuesja kam luajtur gjithmonë si qendër sulmues, por nuk e kam problem të luaj edhe djathtas”, ka thënë ylli nga Çekia. /Telegrafi/