Patrick Schick pritet që të kompletojë transferimin e tij te Roma gjatë ditës së hënë.
Sipas Il Corriere dello Sport gjithçka është e kryer për lojtarin i cili do t’i bashkohet Romës.
Romakët do të paguajnë plot 38 milionë euro për çekun e jashtëzakonshëm i cili luan me të dyja këmbët.
Schik pritet që të arrij në Romë të hënën, ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se t’u bashkohet bashkëlojtarëve për herë të parë.
Roma ka rritur interesimin për lojtarin, i cili ishte afër kalimit te Juve dhe Interi po ashtu.
/Telegrafi/