Scherzinger dëshiron të martohet me Dimitrov.
Anëtarja e jurisë së X Factor, Nicole Scherzinger, ka pranuar se është në lidhje me yllin e tenistit Grigor Dimitrov.
Ish-këngëtarja e “Pussycat Dolls”, e cila është rikthyer në skenë për të marrë pjesë në shoun e njohur britanik, ka thënë se ajo është e interesuar për t’u martuar me Dimitrov.
Scherzinger (39) aktualisht është në lidhje me 26-vjeçarin, me të cilin ka shprehur dëshirën të martohet një ditë, shkruan “The Sun”.
Ndryshe, këngëtarja britanike për një kohë të shkurtër ka qenë edhe në një lidhje me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami. /Telegrafi/