Telegrafi

Scherzinger shfaqet me bikini seksi në një jaht në Greqi (Foto)

Pasi ka përmbushur një fazë shumë të suksesshme në X Factor, ku ka përmbyllur xhirimet për fazën e vilave të anëtarëve të jurisë, Nicole Scherzinger ka vendosur t’i japë vetes disa pushime të merituara.

Ajo ndodhet së bashku me një grup miqsh në ishullin Mykonos të Greqisë.

Lexo po ashtu Këta dy meshkuj shqiptarë i ndjek në Instagram, Nicole Scherzinger (Foto)

Ish këngëtarja e “Pussycat Dolls” dukej e mahnitshme me një palë bikini të kuqe, të cilat i ka kombinuar edhe me disa rripa dhe një mbulesë të bardhë me detaje.

Këto bikini tashmë janë në shitje tashmë edhe nga kompania “A bikini” dhe mund të blihen vetëm për 28 funte.

Kujtojmë se vitin e kaluar ajo ishte në lidhje me futbollistin e njohur shqiptar, Pajtim Kasami, ku u shfaqën së bashku në pushime në Greqi. /Telegrafi/