Këngëtarja amerikane Nicole Scherzinger ka njoftuar se është në përgatitje të një kënge të re.
Pasi albumi i saj “Big Fat Lie” kryesoi toplistat muzikore në vitin 2014, ish-anëtarja e “Pussycat Dolls” ka thënë se është duke punuar një projektin e saj të ri.
“Kam nënshkruar një marrëveshje të re. Ishte raportuar gjatë tërë këtij viti se do ta lansoja, por unë nuk e bëra”, ka thënë Nicole për Huffington Post.
“Isha duke kënduar për një studio tjetër muzikore. “Ende nuk kemi finalizuar kontratën, prandaj nuk mund të flas shumë për këtë. Jam shumë e lumtur për këtë projekt dhe për muzikën që jam duke e realizuar, e cila do të publikohet vitin tjetër”.