Telegrafi

Schauble dhe Macron për një parlament evropian të zonës euro

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u shpreh dakord me presidentin e zgjedhur francez, Emmanuel Macron, për fillimin e një projekti për një parlament evropian të zonës euro.

“Kam folur me presidentin Macron dhe mund të krijojmë me parlamentarët evropianë të zonës euro, që mund të ketë një pushtet konsultativ për vlerësimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES)”, theksoi Schauble në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen “La Repubblica”.

MES, operacional që prej muajit tetor 2012, është një fond mbështetës për vendet në vështirësi krijuar pas krizës së zonës euro.

“Macron dhe unë jemi plotësisht dakord mbi këtë çështje. Ka dy mënyra për të riforcuar zonën euro,  të ndryshojmë traktatet ose ta bëjmë këtë me pragmatizëm nëpërmjet një metode ndërqeveritare”, theksoi ministri gjerman.