Alexander Nubel ka vendosur përfundimisht të largohet nga Schalke 04.
Portieri gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin dhe në qershor të vitit 2020 do të largohet si i lirë.
Kapiteni i Schalke 04 nuk ka pranuar rinovimin dhe sipas mediave gjermane do t’i bashkohet Bayernit.
“Pas gjithë diskutimeve që kemi pasur me Alexander Nubel dhe agjentin e tij në muajt e fundit nuk kemi arritur një marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit”.
“Ne nuk jemi befasuar me vendimin e tij pasi e respektojmë atë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Schalke 04, Jochen Schneider.
23-vjeçari vlerësohet lart në Gjermani dhe pritet t’i bashkohet kampionëve të Bundesligës, Bayern Munich. /Telegrafi/