Ka marrë fund përfundimisht partneriteti mes klubit gjerman Schalke 04 dhe sponsorit të tyre Gazprom.
Ka qenë klubi gjerman Schalke 04 që ka konfirmuar se kanë anuluar kontratën me partneritetin e tyre Gazprom GAZP.Mm përpara fundit të saj.
E gjitha kjo vjen pas pushtimit që Rusia i ka bërë Ukrainës javën e kaluar dhe gjermanët janë kundër kësaj lufte të tmerrshme.
Ka qenë faqja zyrtare e Schalke 04 në rrjetet sociale që ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.
Die Partnerschaft zwischen dem #S04 und #GAZPROM wird vorzeitig beendet.
Alle weiteren Informationen auf https://t.co/tgdrSrMRHZ ⤵️
— FC Schalke 04 (@s04) February 28, 2022
“Bordi i drejtorëve të FC Schalke 04 ka vendosur të përfundojë para kohe partneritetin midis S04 dhe GAZPROM. Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës janë në bisedime me përfaqësuesit e sponsorit kryesor aktual dhe informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin për media.
Schalke kishte hequr emrin e Gazpromit dhe xhiron e fundit ndaj Karsluher luajtën pa emrin e gjigantit rus në fanella.
Rusët kanë marrë sanksione nga e gjithë Evropa jo vetëm si shtet, por edhe në aspektin sportiv.
FIFA i ka ndaluar Kombëtares së Rusisë që të luaj me himn, flamur e simbole shtetërore si dhe ndeshjet do të duhet t’i zhvillojnë vetëm në terren neutral.
Ndërkohë UEFA pritet ta zyrtarizojë përjashtimin e Spartak Moskës nga garat e Ligës së Evropës. /Telegrafi/