Schalke ka blerë përfundimisht mesfushorin Nabil Bentaleb që ishte në huazim nga Tottenhami.
Mesfushori 22-vjeçar ishte huazuar te Schalke në gusht dhe ka bindur skuadrën e Bundesligës që kanë vendosur ta blejnë kartonin e tij.
Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Schalken deri në vitin 2021.
Mësohet se klubi gjerman i ka paguar Tottnhamit plot 16 milionë funte.
Bentaleb ka luajtur në 20 nga 21 ndeshje për Schalken këtë sezon. Të dy klubet e kanë konfirmuar marrëveshjen për lojtarin algjerian.
“Prej se kam ardhur te Schalke në verë, synimi im ka qenë që të luaj dhe të tregoj vlerat e mija dhe ta bind klubin që të më blejë përfundimisht”.
“Jam i lumtur qe klubi beson në mua. Jam i lumtur qe do të jem pjesë e këtij klubi”, ka thënë Bentaleb. /Telegrafi/
OFFICIAL: @nabilbentaleb42 signs with #S04 until 2021! 🔵⚪️ More info to follow… pic.twitter.com/4ElXKbm4Fi
— FC Schalke 04 (@s04_en) February 24, 2017