Elvis Rexhbeçaj është rikthyer te Wolfsburgu pas huazimit një vjeçar tek skuadra tjetër gjermane VFL Bochum.
Në fakt për mesfushorin nga Kosova është huazimi i dytë radhazi, pasi para se të luante te Bochum ishte i huazuar te Kolni.
24-vjeçari ka zhvilluar 32 takime këtë edicion në Bundesliga dhe katër të tjera në Kupën e Gjermanisë ku bëri dy asistime dhe nuk arriti të shënoj asnjë gol.
Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Wolfsburgu klub me të cilin kosovari ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Schalke 04 është skuadra e radhës që është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e Rexhbeçajt.
Sky Sports në Gjermani ka raportuar se Schalke është e interesuar për transferimin e mesfushorit, por problemi qëndron tek çmimi i lartë i tij prej katër milionë eurove.
Gjithsesi në garë për Rexhbeçajn mbeten edhe dy skuadrat tjera gjermane VFL Bochum dhe Werder Bremen. /Telegrafi/