Gjilani do të luajë një ndeshje miqësore kundër skuadrës zvicerane, Schaffhausen.
Kjo e fundit ka konfirmuar ndeshjen me ekipin tonë, i cili gjatë fundjavës pësoi humbje të thellë prej 4-1 kundër Trepçës ’89.
Takimi në fjalë do të zhvillohet më 9 shtator kur kampionati është në pushim shkaku i ndeshjeve për kualifikimin në kampionatin evropian.
Theksojmë se ndeshja do të luhet në stadiumin “Lipo Park” në Schaffhausen të Zvicrës.
Kujtojmë se Schaffhausen bën gara në Ligën e Dytë të Zvicrës, ndërsa në këtë qytet jetojnë shumë shqiptarë dhe pritet të jetë stadiumi i tejmbushur.
Ndryshe, Gjilani në xhiron e radhës do të takohet me Ferizajin, e cila në javën e parë befasoi Dritën. /Telegrafi/