Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni këmbëngul se preferon tre pjesëmarrje të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve më shumë se një Scudetto.
Milani është i njohur më së shumti për sukseset e tyre evropiane gjatë gjithë historisë së tyre.
Kështu, Scaroni e bëri të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, pavarësisht se Rossonerët do të kalonin katër vjet pa Ligën e Kampionëve.
“Nuk është e lehtë të thuhet se çfarë mungon, sepse në futbollin modern, pjesa sportive duhet të shkojë krah për krah me atë ekonomike”, ka thënë fillimisht Scaroni për Gazzetta dello Sport.
“Natyrisht, një ekip si i yni duhet të jetë gjithmonë në Ligën e Kampionëve”.
“Megjithatë, preferoj tre pjesëmarrje të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve më shumë se një Scudetto”.
“Gattuso qëndron për një kohë të gjatë, por varet nga rezultatet e tij, të cilat deri më tani kanë qenë pozitive. Ai po bën më mirë se ata që e kanë paraprirë”, përfundoi presidenti i Rossonerëve. /Telegrafi/