Telegrafi

Scarlett Johansson tregon figurën trupore, tatuazhin dhe shfaqet me të dashurin në premierë

Colin Jost dhe Scarlett Johansson (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Scarlett Johansson shkëlqeu në premierën e filmit “Avengers: Endgame”, ndërsa më së shumti vëmendje ka marrë tatuazhi i madh në shpinën e saj.

Aktorja ka marrë gjithë vëmendjen gjatë parakalimit në tepihun e kuq me një fustan ngjyrë argjendi që tregonte figurën mbresëlënëse trupore.

Scarlett Johansson (Foto: Joe Scarnici/Getty Images for Audi/Guliver)

Ndërsa krahas linjave trupore, ajo e kishte lënë shpinën e zbuluar duke e vënë në pah tatuazhin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Scarlett Johansson

Një tjetër befasi i e Scarlett, e cila e mban të fshehtë jetën private, ishte edhe shoqëruesi i saj në premierë, i dashuri Colin Jost.

Scarlett Johansson (Foto: Amy Sussman/Getty Images)

Në rrjetet sociale menjëherë kanë nisur komentet për dukjen fantastike të aktores, ndërsa për format trupore është meritor angazhimi i saj në palestër. /Telegrafi/

Scarlett Johansson (Photo by Amy Sussman/Getty Images)