Ajo vodhi gjithë vëmendjen e të gjithëve në qilimin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “E! People’s Choice Awards”.
Scarlett Johansson fitoi çmimin e aktores më të mirë të vitit 2018 për rolin në filmin “Avengers: Infinity War”.
Bukuroshja 33-vjeçare kishte të veshur një palë pantallona të zeza të kombinuara me korse dhe këpucë të zi.
Një kombinim i thjeshtë në dukje, por që e shfaqte në mënyrë të përsosur aktoren që rrezatonte vetëm bukuri.
Theksojmë se kjo ishte hera e tetë që biondina shfaqet në krijimtaritë filmike të Marvelit.
Ndryshe, aktorja ka një vajzë trevjeçare, Rose Dorothy, të cilin e ka me gazetarin Romain Doriak.
Çifti u nda pas dy vjet martese dhe u spekulua se ylli ishte ajo që inicioi shkurorëzimin sepse e kuptoi që nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me francezin. /Telegrafi/