Telegrafi

Scarlett Johansson fejohet me Colin Jost, aktorja do të martohet për herë të tretë

Colin Jost and Scarlett Johansson (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Scarlet Johansson është fejuar zyrtarisht me të dashurin e saj, Colin Jost pas dy vite njohjesh, raporton Washington Post.

Do të jetë hera e tretë me fat për aktoren 34 vjeçare, e cila më parë ishte e martuar me aktorin Ryan Reynolds dhe gazetarin Romain Dauriac, ndërsa kjo do të jetë martesa e parë për Jost.

Megjithatë, çifti i dashur së fundi e vulosën romancën e tyre me daljen publike kur ecnin në qilimin e kuq së bashku në premierën e “Avengers: Endgame”.

Scarlett Johansson dhe Colin Jost (Foto:Getty Images/Guliver)

Meqë kishte përvoja nga më të ndryshmet me meshkujt, Scarlett u shpreh se ai është ndryshe nga shumë burra që ka njohur deri më tani.

Në vitin 2017, Scarlett foli për problemet me monogaminë. “Mendoj se ideja e të qenit e martuar është shumë romantike, është ide e bukur dhe praktika po ashtu mund të jetë shumë e bukur. Nuk mendoj që është natyrale të jesh person monogam”, ka thënë ajo. /Telegrafi/