Aktorja Scarlett Johansson është hapur së fundmi për jetën personale, duke thënë se ajo është “shumë e lumtur” pas fejesës së saj me komedianin Colin Jost, por e vendosi lumturinë mënjanë për të promovuar filmin “Marriage Story”, që ka të bëjë me divorcin.
“Mundësia ime për ndarje vjen e dobishme kur është koha për gjëra të tilla”, ka thënë Johansson, 34 vjeçe, për Elle në një intervistë të mërkurën.
Ajo vazhdoi, “Unë jam, sigurisht, shumë e lumtur dhe e përmbushur në jetën time personale, por jam në gjendje të hyj në pjesë të ndryshme të historisë sime dhe të tregoj si arrita këtu. Është gjithçka e vlefshme”.
Jost, 37 vjeç, i propozoi Johansson në maj pas takimit për dy vjet radhazi.
Çifti filluan të takoheshin me njëri-tjetrin menjëherë pasi Johansson u nda nga bashkëshorti i saj, Roman Dauriac, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare,Rose Dorothy.
Në vitin 2017, Johansson ka thënë për Page Six që kurrë nuk do ta diskutojë divorcin e saj publikisht.
“Unë kurrë nuk do të komentoj për martesën time”, tha ajo. “Nga respekti si prind dhe për respekt të të gjitha nënave që punojnë, është me mirë të mos i përfshijë të tjerët dhe mediat në këtë aspekt”, shton më tutje ylli amerikan. /Telegrafi/