Telegrafi

Scarlet Johansson shkëlqen me dekoltenë e veshur në premierën londineze të filmit, “Avengers”

Scarlett Johansson (Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)

Aktorja e famshme amerikane, Scarlet Johansson, mund të mos ketë qenë shumë e pranishme për disa kohë në qilima të kuq dhe në media, por duket sikur do të ndryshojë tani e tutje.

Artistja 34-vjeçare që cilësohet si femër simpatike dhe bionde seksi u shfaq në premierën e filmit të saj të ri në Londër, “Avengers”.

Aktorja la shumëkënd pa fjalë me dekolte që rrallëkush do të kishte guximin për ta veshur. Ajo dëshmoi se është e ëmbël, e bukur dhe e guximshme.

Scarlett Johansson (Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)

Ajo kishte të veshur një sako të zeza të qarë në midis dhe pantallona që e bënin tejet joshëse aktoren hollivudiane.

Është një dizajn vërtet i guximshëm i nënshkruar nga i famshmi, Tom Ford, ku bukuroshja u shfaq plotë shkëlqim.

Ndryshe, Johansson është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në kinematë botërore. /Telegrafi/

Scarlett Johansson (Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)

 

Scarlett Johansson (Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)