Telegrafi

Scania publikon videon ku shihet “kamioni duke u bartur me dronë” – gjithsesi si një reklamë

Kompania e njohur për prodhimin e kamionëve, Scania, ka publikuar një video ku prezanton “metodën e saj të shmangies së bllokimeve të trafikut”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video ku suedezët tregojnë se si dronët bartin një kamion Scania S410, duke e çuar atë nëpër rrugët e qytetit dhe më pas duke e ulur në pistën.

Sigurisht, videoja është krijuar duke përdorur teknologji dixhitale sepse dronët e sotëm, përfshirë prototipet, nuk mund të ngrenë një kamion që peshon më shumë se 10 ton, dhe është e vështirë të besohet se autoritetet e një qyteti do ta lejonin një eksperiment të tillë.

Ndryshe, më parë, Scania prezantoi konceptin e një kamioni vetëlëvizës që posedon teknologji të caktuar nga planet e ardhshme të kompanisë – qëllimi i Scania është elektrizimi i furnizimit. /Telegrafi/