Gianluca Scamacca është i vendosur të rikthehet në Itali dhe te ish-skuadra e tij Roma.
Sulmuesi italian pritet të largohet nga West Ham United vetëm pas një viti qëndrim në futbollin anglez.
Roma tanimë ka gjetur marrëveshjen me lojtarin, i cili i ka premtuar klubit se do t’i presë ata dhe se është i gatshëm të rikthehet në kryeqytetin italian.
Por duhet bindur tani West Ham me drejtuesit e Romës që ka disa ditë që janë në negociata.
Giallosoët kanë kërkuar huazimin e futbollistit me të drejtë blerje në fund të sezonit, derisa te skuadra angleze insistojnë në blerje të obligueshme.
Mediat italiane kanë raportuar se palët mund të gjejnë marrëveshje brenda kësaj jave ku do të zyrtarizohet afrimi i Scamaccas te Roma.
Në garë për lojtarin ishin edhe skuadra të tjera si Juventus, Milan e Inter, por Scamacca është i vendosur të punojë nën urdhrat e Jose Mourinhos. /Telegrafi/