Telegrafi

Scaloni: Na kanë frikën se jemi Argjentina, të gjithë ta shijojmë Messin

Argjentina ka marrë fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, pasi ka mposhtur Meksikën me rezultat të pastër 2-0.

Me këtë fitore argjentinasit kanë mbetur në garë për tu kualifikuar nga Grupi C, ku ndodhen edhe Meksika, Polonia dhe Arabia Saudite.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka thënë se nuk po i pëlqen ndjenja që po luhet një ndeshje më shumë se lojë futbolli.

“Është një lojë futbolli. Ndjenja që po luajmë më shumë se një ndeshje futbolli nuk është e bukur dhe kjo mua nuk më pëlqen. Ne do të përpiqemi ti bëjmë tifozët tanë të ndihen sikur është thjesht një lojë futbolli. Pavarësisht se është e vështirë ti bësh njerëzit të kuptojnë se nesër dielli do të lind sërish nëse fiton apo humbet”.

Tutje Scaloni ka thënë se Messi duhet ta shijoj këtë botëror, njëjtë edhe tifozët argjentinas duke e parë shtatë herë fituesin e Topit të Artë në Kupën e Botës së fundit për të.

“Gjëja e rëndësishme është të shijojmë këtë Botëror. Messi duhet ta shijojë këtë Botëror. Tifozët e Argjentinës duhet të kënaqen duke e pare atë duke luajtur. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ja dolëm mbanë të bënim një ndeshje të mirë”.

“Lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Ata u përballën me një ndeshje vërtet të vështirë kundër një kundërshtari të mrekullueshëm dhe me përgjegjësi mbi supe. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe i emocionuar për atë që kemi bërë”, deklaroi Scaloni.

Më tej Scaloni tha se do të jetë e vështirë, por duan ta fitojnë duelin e fundit.

“Do të jetë e vështirë. Të gjitha skuadrat luajnë me stil të ndryshëm loje, dhe çdo ekip ndryshon kundër nesh, jo vetëm sepse luan Messi, por sepse kanë përballë Argjentinën. Kjo e rrit vështirësinë e ndeshjes. Ne duam ta fitojmë sfidën e fundit në grup përball Polonisë, këtë duam të gjithë”, tha trajneri argjentinas. /Telegrafi/