Telegrafi

SBAShK-u kundërshton kompensimin e orëve të humbura, paralajmëron padi ndaj Bytyqit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj  vendimit të  Ministrit Shyqiri Bytyqi lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, duke e quajtur vendi të njëanshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për grevat dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.

SBASHK-u nuk e njeh si të ligjshëm Vendimin e Ministrit Shyqiri Bytyqi, lidhur me zëvendësimin  e orëve të humbura  gjatë grevës  së punëtorëve arsimor.

“SBASHK-u nuk e njeh si të ligjshëm Vendimin e Ministrit Shyqiri Bytyqi, lidhur me zëvendësimin  e orëve të humbura  gjatë grevës  së punëtorëve arsimor nga fakti se ky vendim është i njëanshëm e pa as edhe një konsultë paraprake me SBASHK-un, e aq më tepër kur dje kishim  takim me Ministrin Bytyqi, në prani të Drejtores së përgjithshme të Internacionales Botërore të Arsimit për regjionin e Evropën dhe nuk është thënë asgjë lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Ministri i Arsimit merr vendimin: Kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës do të bëhet në tri forma

SBASHK thotë se me t’u publikuar ky vendim në faqen zyrtare të MASHT-it, do të ngris padi në gjykatë ndaj këtij vendimi, i cili bie ndesh me Ligjin mbi grevat  dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë, duke kërkuar nga gjykata  masën e përkohshme për suspendimin e përkohshëm të këtij vendimi  deri në shqyrtimin  përfundimtar dhe vendimin meritor të gjykatës.

“Deri atëherë  u bëjmë apel Drejtorive Arsimore në komunat e Kosovës që të mos caktojnë orare për zëvendësimin e orëve  të humbura në grevë  sepse vendimi  i Ministrit të  MASHT-it është i kontestueshëm. SBASHK po ashtu u drejtohet punëtorëve në tërë Arsimin e Kosovës të mos zbatojnë vendimin për zëvendësimin e orëve deri në vendimin përfundimtar e meritor të gjykatës gjegjëse lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/