Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Lutfi Mani ka theksuar se data 13 prill është afati i fundit, deri kur ata presin që Qeveria të marrë vendimin për plotësimin e draft ligjit për pensionet e mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta.
Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se ndërprerja e mësimit sot nëpër shkollat e mesme dhe fillore të Kosovës, do të përshkallëzohet nëse nuk plotësohen kërkesat e SBASHK-ut pas një muaji.
“Ne i kthehemi normalitetit nesër, kur fëmijët shkojnë në shkollë, Nëse deri më 13 prill nuk ka reflektim të qeverisë, atëherë eshalon situata. Mund të ketë protesta në rrugë, mund të ndalet mësimi në pakufi”, ka shtuar Mani.
Ai është përgjigjur edhe ndaj akuzave të bëra ndaj SBASHK-ut, se ata po i shkelin të drejtat e fëmijëve për shkak se po iu pamundësohet procesi mësimor, duke theksuar se protesta dhe greva janë e drejtë elementare që atyre ua jep ligji.
“Ne nuk jemi duke e shantazhuar askënd e as duke i dëmtuar fëmijët. Këta janë kërkesa legjitime”, ka theksuar Mani.
Ne kemi thënë që Qeveria le ta dërgon në Kuvend draft ligjin, dhe aty e shohim se cilët deputetë nuk po e aprovojnë atë, atëherë SBASHK-u e ka të qartë se cila parti dhe cilët deputetë janë kundër kësaj kategorie. /Telegrafi/