Telegrafi

Saweetie realizoi plot 11 ndryshime veshjesh në MTV EMAs 2021

Natën e mbrëmshme (e diel) është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, MTV EMA 2021.

Kjo ka qenë një natë shumë e madhe edhe për Saweetie. Ajo jo vetëm që po prezantonte MTV European Music Awards, por gjithashtu performoi dy këngë nga albumi i saj i ardhshëm debutues, “Pretty Bitch Music” dhe fitoi çmimin për ‘Artistin më të mirë të ri’.

Nëse kjo nuk do të mjaftonte, ajo dha njëmbëdhjetë pamje të pabesueshme në shfaqjen e çmimeve, duke iu referuar gjithçkaje, nga eleganca deri te Squid Game.

Pra, natyrshëm, nëse i hidhni një vështrim të duhur secilit, është e sigurt të thuhet se nuk do zhgënjeheshit.

Më poshtë ua sjellim veshjet me radhë të yllit:

/Telegrafi/