Katër ditë pas vendimit për heqjen e arrestit shtëpiak, anëtarët nga ‘E majta’ Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, sot pasdite kanë marrë vendim me shkrim për heqjen e masës dhe prej sot janë në liri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjykata Penale sqaroi se sot kaloi afati i fundit për ankesat, ku Gjykata i kishte dhënë policisë vendimin e plotfuqishëm.
Saveski dhe Kunovski janë të akuzuar për pjesëmarrje që kryen vepër penale, gjegjësisht demolimin e Zyrës së kryetarit Ivanov gjatë protestave anti-qeveritare në 14 prill. Ata kaluan rreth 50 ditë në arrest shtëpiak.
Në seancën e fundit në gjykatë, avokatët e tyre bashkëngjitënn certifikatën e pronësisë nga Zyra Kombëtare, sipas të cilëve hapësira nuk është në pronësi të Republikës së Maqedonisë.