Telegrafi

Saul Niguez ka klauzolë prej 150 milionë eurosh, por Chelsea mund ta blejë për shumë më pak

(Foto: Instagram/saulniguez)

Chelseat i është ofruar mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez, ndërkohë që Thomas Tuchel planifikon përforcime të reja këtë verë.

26-vjeçari do të jetë në dispozicion në formë huazimi me opsionin që Blutë të mund ta bëjnë transferim të përhershëm.

Klubi spanjoll ka raporte të mira me atë anglez dhe dëshiron të largojë disa futbollistë nga lista e pagave për të ndihmuar në financimin e Matheus Cunhas nga Hertha Berlin.

(Foto: Instagram/saulniguez)

Saul pati një sezon të vështirë nën drejtimin e Diego Simeones, edhe pse Atletico e fitoi titullin. Ai është bërë tepricë në Wanda Metropolitano.

Lexo po ashtu Saul është në dispozicionin e Chelseat

26-vjeçari përfiton shtatë milionë euro në zezon, ndërsa ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Sidoqoftë, Chelsea pas huazimit mund ta blejë për 45 milionë euro. /Telegrafi/