Telegrafi

Saul është në dispozicionin e Chelseat

Chelsea është duke tentuar që sa më parë të sigurojë një mesfushor dhe një mbrojtës para se afati kalimtar të mbyllet.

Skuadra londineze tashmë ka siguruar shërbimet e Romelu Lukakut për shifrën rekorde 115 milionë euro nga Interi, derisa ka edhe dy shënjestra të tjera.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Saul Niguez është një opsion për Chelsea dhe në ditët e ardhshme do të vendoset nga the Blues nëse duan të transferojnë atë apo jo.

Prioritet i tyre aktual është mbrojtësi i Sevillës, Jules Kounde, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.

Blutë po ashtu duan të largojnë Kurt Zouman, mirëpo ende nuk ka ndonjë destinacion të mundshëm për të.

Andaj Saul duhet të pres derisa Chelsea të sigurojë shërbimet Koundes dhe më pas të arrihet një marrëveshje e shpejtë, me kartonin e tij që kushton mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/