Telegrafi

Saul drejt largimit nga Atletico, klubi ia vendos çmimin

(Foto: Instagram/saulniguez)

Saul Niguez duket se do të largohet nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll është pjesë e Los Colchoneros që nga viti 2008 kur iu bashkua akademisë së klubit.

Megjithatë largimi i tij nga Atletico Madrid duket i sigurt këtë verë, pasi vet lojtari e ka kërkuar një gjë të tillë.

Pasi është shpallur kampion i Spanjës, Saul dëshiron një aventurë të re larg skuadrës së tij të zemrës.

(Foto: Instagram/saulniguez)

Edhe Atletico Madrid nga ana tjetër janë të gatshëm ta shesin yllin kryesor të mesfushës dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.

Kampioni në fuqi i Spanjës dëshiron që ta lejoj largimin e yllit të skuadrës për një shumë prej 80 milionë euro.

Bayern Munich, Barcelona, Manchester City e Manchester United mbeten skuadrat e interesuara për të nënshkruar me Saul.

26-vjeçari edicionin e fundit ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/