Site icon Telegrafi

Sauditët poshtërojnë Benzemën, i vendosin një pseudonim të ri

Sulmuesi francez, Karim Benzema po përjeton një “ferr” të vërtetë në Arabinë Saudite, ku është bërë objekt talljeje nga futbolldashësit atje.

Paraqitja e dobët për Al Ittihad bëri që ai të përqeshej nga fansat dhe t’i jepej pseudonimi i veçantë “Ben Hazima”.

Kuptimi i këtij pseudonimi i përkthyer nga gjuha arabe është “biri i humbjes”.

Benzema shënoi 12 gola në 20 ndeshje të luajtura, të cilat nuk kënaqën oreksin e sauditëve pasi paguhet 200 milionë euro në sezon.

Pritshmëritë ishin të mëdha, por një nga sulmuesit më të mirë në botë nuk justifikohet me ato para dhe ai po përballet me një periudhë të vështirë në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se Benzema vendosi të ndërmarrë një tjetër hap të pazakontë dje për shkak të kritikave publike, pasi çaktivizoi profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version