Site icon Telegrafi

Sateliti ‘Koperniku’ inçizon rajonet e goditura nga vërshimet

Sateliti “Koperniku”, i angazhuar përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, ka inçizuar zonat e prekura nga vërshimet në Shkup, e cila duhet të ndihmojë që të merret me pasojat, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia dje ka aktivizuar Mekanizmin e BE-së dhe në vend duhet të mbërrijnë ekspertë teknik të ujit dhe ujërave të zeza për të vlerësuar dëmin dhe të jep rekomandime qeveritarëve për mbrojtjen civile në nivel kombëtar dhe lokal.

“Nëpërmjet mekanizmit janë siguruar imazhet satelitore të zonave të prekura nga sateliti ‘Koperniku’. Kur do të merret lista përfundimtare e nevojave nga autoritetet kompetente do të parashtrohet një kërkesë tjetër shtesë deri te mekanizmi për mbrojtjen civile”, thonë nga (DMSH). /Telegrafi/

Exit mobile version