Site icon Telegrafi

Satelitët tregojnë se si duken përmbytjet shkatërruese në Spanjë nga hapësira

Imazhet satelitore kanë kapur përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjën lindore të shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme.

Sipas agjencisë meteorologjike të Spanjës, AEMET, satelitët Landsat dhe Maxar kapën në foto dëmet e shkaktuara nga shiu që goditi rajonin.

Imazhi operacional i tokës i Landsat 8 shqyrtoi zonën duke gjurmuar “ujërat e ngarkuar me sedimente” në qytetin bregdetar të Valencias, sipas zyrtarëve të NASA-s.

Landsat menaxhohet bashkërisht nga NASA dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Ujërat e mbushura me sedimente mbushën gjithashtu kanalin e lumit Turia, i cili derdhet në Detin Balearik – pjesë e Mesdheut – dhe ligatinat bregdetare L’Albufera në jug të qytetit”, shtoi deklarata e NASA-s.

Bëhet e ditur se ndryshimet e klimës mund të jenë pjesërisht përgjegjëse për ashpërsinë e përmbytjes.

Në vitin 2023, aktiviteti njerëzor ishte përgjegjës për ngrohjen e madhe prej 1.3 gradë Celsius, duke u bazuar në raportin e Ndryshimeve Klimatike Globale të udhëhequr nga Universiteti i Leeds në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktivitete të tilla si djegia e lëndëve djegëse fosile krijojnë gazra serë si metani ose dioksidi i karbonit në atmosferën e Tokës.

Këto gazra zvogëlojnë aftësinë e nxehtësisë për të ikur nga planeti ynë, gjë që nga ana tjetër po shkakton ngjarje më ekstreme të motit si përmbytjet dhe uraganet. /Telegrafi/

Exit mobile version