Telegrafi

Satelitët filmojnë krijimin e një ishulli

Havai nuk është i vetmi grup ishujsh që është formuar nga shpërthimet e vullkaneve. Në vitin 2014, një shpërthim masiv formoi ishullin e ri Hunga Tonga-Hunga Hapai. Por ky ishull ka diçka që i ka lënë shkencëtarët pa fjalë.

Ky është formimi, evolucioni i një ishulli të ri. Hunga Tonga-Hunga Hapai u krijua në vitin 2014 pasi shpërthimit të një vullkani nënujor që çau sipërfaqen.

Turistët që ishin aty pranë arritën ta filmojnë filmuan shpërthimin. Ishte aq i fuqishëm sa u devijuan edhe fluturimet e avionëve.

Kur u pastrua tymi, papritur u pa një ishull i vogël, rreth 600 km në juglindje të Fixhit, në Paqësor.

Ishulli është vetëm 1.5 km i gjatë. Në fakt, shkencëtarët prisnin që të zhdukej sërish brenda pak muajsh nga dallgët. Por tani, pas tre vitesh, vazhdon të jetë po aty. /tch/