Telegrafi

Sassuolo – Juve dhe Udinese – Milan, të gjitha biletat e shitura (Video)

Serie A ka konfirmuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjet që gjigantët italianë i zhvillojnë si mysafirë.

Serie A me shumë kënaqësi ka konfirmuar se stadiumi i Sassuolos, Mapei Stadium dhe ai i Udineses, Dacia Arena, janë stërmbushur nga tifozët për ndeshjet e pasditës së të dielës që Sasssuolo e zhvillon ndaj Juventusit dhe Udinese respektivisht ndaj Milanit.

Kjo ndodh radhë në Serie A dhe është indikator i zhvillimit të futbollit italian që ka ngecur në vitet e fundit, shkruan Telegrafi.

Të gjitha biletat për këto dy duele janë shitur.

Sfidat nisin nga ora 15:00. /Telegrafi/