Menaxheri gjeneral i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka thënë se Interi do të paguajë 20 milionë euro për transferimin e Stefano Sensin, derisa i ka paralajmëruar se vlera e lojtarit nuk do të bije.
Kishte dyshime nëse Nerazzurët do të blinin lojtarin pas një sezoni me lëndime dhe me arritjen e Christian Eriksenit në janar nga Tottenham Hotspuri.
Sidoqoftë, Carnevali ka bërë të ditur për Ceramicanda se Interi do t’i marrë përfundimisht shërbimet e Sensit.
“Sensi do të blihet përfundimisht nga Interi dhe ne do të fillojmë me marrëveshjet së shpejti”, ka thënë ai.
“Çmimi i lojtarëve ndoshta ka rënë, por jo edhe i lojtarëve tonë. Ne kemi një market të shtrenjtë të lojtarëve”.
“Ndërprerja e Serie A na ka kushtuar 200 milionë euro. Sassuolo ka humbur 10-12 milionë euro”, ka shtuar më tej ai.
Duket se Interi përfundimisht do të blejë kartonin e Sensit me të përfunduar ky edicion edhe pse marrëveshja është deri më 30 qershor. /Telegrafi/