Telegrafi

Sassuolo futet në garë për Nedim Bajramin, nisin negociatat me Empolin

Nedim Bajrami do të largohet nga Empoli pas një super sezoni që pati vitin e kaluar.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë në negociata me Fiorentinën për një kohë të gjatë, por dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit.

Kësisoj klubi vjollcë ka ndërruar objektivin dhe tanimë ka nënshkruar me Antonio Barak të Veronës duke përforcuar repartin e mesfushës.

Por ylli shqiptar vazhdon të mendojë për largimin nga Empoli dhe së fundmi në garë për të është futur Sassuolo.

Trajneri Alesio Dionisi e njeh mirë Bajramin pasi më parë kanë punuar së bashku te Empoli dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Sassuolo ka larguar dy yjet e skuadrës si Gianluca Scamacca dhe Giacomo Raspadori dhe paratë nuk janë problem për klubi zi gjelbër.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve kanë filluar negociatat për transferimin e Bajramit në Mappei Stadium.

Empoli vazhdon të kërkojë 10 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin. /Telegrafi/