Juventusi ka mposhtur Sassuolon në udhëtim me rezultat 3-1 në takimin e vlefshëm për javën e katërt të Serie A.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka vazhduar me fitore edhe pas javës së katërt, duke marr maksimumin e pikëve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Matteo Politano (51’) për vendasit dhe Paulo Dybala (16’, 49, 63’) për Zonjën e Vjetër.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes padyshim se ishte Dybala, i cili u vlerësua me notë 9.6, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Andrea Consigli që u notua me 5.8. /Telegrafi/
Sassuolo:
Juventus: