Telegrafi

Sassuolo 1-2 Inter, nota e Kristjan Asllanit dhe të tjerëve

Interi ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Sassuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka arritur t’i kthehet fitores në Serie A, pas dy humbjeve radhazi.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Davide Frattesi (60’) për vendasit dhe Edin Dzeko (45’, 75’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi boshnjak Dzeko, i cili pas dy golave u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për argjentinasin Lautaro Martinez që u vlerësua me notë 6.1.

Këtë ndeshje, në pjesën e parë, për 45 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që u notua me 6.4.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/