Interi ka humbur në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal 1-0.
Nerazzurrët kanë përjetuar edhe humbjen e dytë në këtë kampionat dhe ishte e dyta radhazi për këtë sezon.
Goli i vetëm në fitoren e Sassuolos erdhi në minutën e 34-të të ndeshjes dhe u shënua nga Diego Falcinelli.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte portieri i vendasve, Andrea Consigli, i cili u notua me 8.4.
Në anën tjetër, lojtari me vlerësimin më të ulët ishte kapiteni i Interit, Mauro Icardi, i cili u vlerësua me notë 5.7. /Telegrafi/
Sassuolo:
Inter: