Telegrafi

Sasho Ordanoski: Gruevski pagoi 1.7 milionë euro që të takohet me nënkryetarin amerikan

Gjatë një diskutimi me temë ”Pluralizmi dhe kriza politike”, analisti politik, Sasho Ordanoski, ka deklaruar se Nikolla Gruevski ka paguar 1.7 milionë dollarë për të takuar nënkreytarin amerikan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ordanoski thotë se në Maqedoni ka më së paku pesë institucione që e kanë për detyrë të interesohen se ku u morën këto para, por që mungoi veprimi konkret në këtë drejtim.

Ndërkaq, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, Ordanoski thotë se ekziston një përplasje flagrante epike interesash. Më tej, Ordanovski thekson se nuk beson që ka kuptim të shkohet në zgjedhje më 5 qershor, përderisa Gjykata vendosi të falë manipulimin e zgjedhjeve, ndërkaq zgjedhjet janë shtylla e demokracisë./Telegrafi