Gazetari Sashe Ivanovski-Politiko e ka publikuar video incizimin nga incidenti i ndodhur në rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të “Makstil”.
Siç mund të shihet në video, ai është munduar t’i parashtrojë pyetje afaristit Minço Jordanov pas përfundimit të organizimit, por nuk ka marrë asnjv përgjigje, vetëm është sulmuar. Incizimi përfundon me atë se Jordanov e shtyn celularin nga dora e gazetarit Ivanovski.
Denoncimi i rastit nga ana e Ivanovskit është evidentuar edhe në buletinin e MPB-së, ku thuhet:”Mbrëmë në ora 20:40 në Stacionin policor Qendër, S.I.(37) nga Kratova ka denoncuar se ditën e njejtë në hotelin “Marriot”, në sallën e konferencave në katin e dytë, personi M.J. në mënyrë të dhunshme ka marv nga dora e tij telefonin celular dhe e dëmtuar, pas çka telefoni nuk ka funksionuar. Ndërmeren masat për ndriçimin e rastit”/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=111jB4k0-uY