Duket se Sasha Sobhani ende nuk e ka tejkaluar romancën e tij me Moren Tarakun.
Morena kishte një lidhje të shkurtër me miliarderin iranian, Sasha Sobhani.
Romanca e tyre shpejt mori fund, e të dy akuzuan njëri-tjetrin publikisht.
Sasha si duket ende nuk e ka harruar Morenën, kurse me veprimin e tij të fundit e ka vërtetuar edhe më shumë këtë.
Miliarderi iranian ka publikuar dy këmbët ku ka bërë tatuash me fjalët “Trust Kills” që në shqip do të thotë “Besimi Vret”.
Ky tatuash është i njëjti që Morena ka realiuar në të njëjtën pjesë të trupit.
Ky konsiderohet edhe si mesazh i drejtpërdrejt për Morenën.
Ndërkaq, Sasha është afruar edhe me yje tjera shqiptare, duke tentuar ta bëjë xheloze ish të dashurën e tij. /Telegrafi/